Mbahet mbledhja e KKSB-së në Rahovec e katërta për këtë Vit

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkës e komunës së Rahoveciti, e katërta për këtë Vit. Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, fillimisht uroi festën e Bajramit të gjithë besimtarëve. Tutje, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së. Kjo është mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2024, me plan të ri dhe angazhime të reja. Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të KKSB-së, përfaqësuesve të OSBE-së, nënkryetarit të komunës, drejtorët e drejtorive, ishin edhe inspektorët komunalë dhe menaxhmenti aktual i KRU-Gjakovës – kryeshefi i KRU-Gjakovës z.Hasan Krasniqi, drejtori teknik z.Visar Hasi dhe përgjegjësin për Rahovec, z.Hysni Çanta.

✅Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:

🔹Çështja e ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit – problemet me furnizim të mjaftueshëm;

🔹Rritja e bashkëpunimit me udhëheqësinë e KRU-Gjakovës;

🔹Trajtimi i problemeve që lidhen me kanalizime;

🔹Plani operativ për sezonën e pushimeve të mirgimtarëve dhe të dasmave;

🔹Për lirimin e trotuarëve – hapësirave publike;

🔹Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;

🔹Punishtet në qytet;

🔹Niveli i sigurisë në shkolla;

🔹Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Arsim për maturantët;

🔹Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;

🔹Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hudhjes së mbeturinave;

🔹Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).

Komandanti i Stacionit Policor – Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e  komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:

🔻 Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 45 vepra penale, 1 rast incident jopenal. Dhunë në familje 8 raste, 3 vjedhje dhe armëmbajtje pa leje 1 rast.

🔻Janë arrestuar 7 persona.

Sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor:

Janë dhënë 671 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 25 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 9 gjoba për mbajtje të telefonit gjatë vozitjes, 108 gjoba për parkingje joadekuate, 5 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

– Nga shkollat e komunës së Rahovecit janë realizuar 17 pika të kontrollit afër shkollave.

– Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falenderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.

May be an image of 10 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …