Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete në Rahovec

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete për vitin 2022. Ramë Berisha si anëtari më i vjetër i këtij komiteti ka udhëhequr mbledhjen deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri. Të pranishëm në mbledhje ishin: Fatmir Iska nënkryetar i komunës, anëtar të komitetit dhe monitorues nga OSBE-ja. Për këtë mbledhje është propozuar zgjedhja e kryesuesit të Komitetit për Komunitete dhe pas formimit të komisionit për zgjedhjen e kryesuesit, kanë nisur edhe procedurat të cilat janë të parapara me ligj. Në garë për tu bërë kryesues të Komitetit për Komunitete ishin: Bajram Morina dhe Dushan Stojanovic. Pas votimit të anëtarëve me 6 vota për Bajram Morina dhe 1 votë për Dushan Stojanovic, kryesues i këtij komiteti u zgjodh, Bajram Morina. Ky komitet ka edhe zëvendës kryesuesin, në garë për kryesues ishte Dushan Stojanovic dhe me 7 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, zëvendës kryesues është zgjedhur Dushan Stojanovic.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …