Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti, është mbajtur mbledhja e tretë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në Komunën e Skenderajt. Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
-
Propozim-Vendim për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për Qytetarët e Komunës së Skenderajt,
-
Raporti Përfundimtar Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Dhjetor 2019,
-
Propozim-vendim për Emërtim dhe Ri-emërtim të (rrugëve, lagjeve, sheshe, urat dhe Institucionet).
Gjatë kësaj mbledhje me propozimin e Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit, Ramiz Shala, u votuan për tu shtuar si rend dite edhe këto dy propozim-vendime.
-
Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër prej (15) vite në shfrytëzim toka e pa ndërtuar ndërtimore, pronë e Komunës së Skenderajt- “ELKOS GROUP” Person Juridik dhe
-
Propozim-Vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me person Fizik.