Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti. Më votimin e anëtareve të komitetit, janë miratuar për diskutim këto pika të rendit të ditës:
-
Fjala hyrëse;
-
Miratimi i rendit të ditës;
-
Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara;
-
Raporti Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Mars 2020, me nr.02-052/01-00145565/20, i datës 12.05.2020(Raporton Drejtori për Buxhet dhe Financa Kastriot Gashi),
-
Raport i Zyrës së Prokurimit për muajit Janar-Prill 2020, me nr.03-052/01-0014227/20, i datës 05.05.2020, (Raporton U.D e Shefes së Zyrës së Prokurimit Hafseje Zejnullahu).
-
Të ndryshme.