Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa në Skenderaj

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës; propozimi – vendimi për themelimin e inkubatorit të biznesit; raporti financiar i realizimit të buxhetit Komunal, janar – mars; propozim – vendimin për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunat Vushtrri, Drenas dhe Obiliq, në fushën e infrastrukturës dhe fusha të tjera.

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, i kanë rekomanduar për votim Kuvendit Komunal, që do të mbahet në fund të muajit prill.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …