Mbahet mbledhja e KPF-së në Skenderaj, e fundit për këtë vit

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, e fundit për këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Draft-plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024;

– Propozim-vendimi për nismën e kryetarit të Komunës së Skenderajt, për të hyrë në bashkëpunim komunal ndërkombëtar (binjakëzim) me Komunën e Tuzit të Malit të Zi;

– Propozim-vendimi për miratim të vendimit për publikim të listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim personave fizik/juridik për vitin 2024

– Propozim-vendimi për miratim të vendimit paraprak për ndryshim të kufirit të Zonës Kadastrale Llaushë-Skenderaj, duke bërë bashkim të ngastrave nga ZK Llaushë në ZK Skenderaj;

– Propozim-vendimi për miratim të Planit Operativ Emergjent Lokal;

Pas pyetjeve të anëtarëve të KPF-së në pikat e mësipërme, dhe sqarimeve nga Ekzekutivi, ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit Komunal për miratim të pikave të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …