Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e KPF-së në Ferizaj

Këtë të premte Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka ftuar në mbledhjen e nëntë të rregullt anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili kërkoi nga anëtarët e këtij komitetit që si pikë shtesë në këtë mbledhje të hy edhe Projekt-Rregullorja për Taksat Komunale. Po ashtu edhe drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka kërkuar që në këtë mbledhje të shtohet edhe këto pika të rendit të ditës: propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm i ngastrës kadastrale 492-3 Z.K Ferizaj së bashku me objektin afarist, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 690-3 Z.K Talinovc i Jerlive pronë e komunës së Ferizajt, propozim-vendimin për anulimin e vendimit me nr.01 Nr.119 të datës 27 shtator 2022, propozim-vendimin për anulimin e pjesërishëm të vendimit me nr.01. Nr.98, të datës 09.09.2019, propozim vendimin për anulimin e vendimit nr.01.Nr 25 të datës 25.03.2021 si dhe  propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 3148-0 Z.K Ferizaj pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 Z.K. Ferizaj pronë e komunës. Të gjithë anëtaret e Komitetit me shumicë votash, kanë aprovuar që edhe këto dy pika të propozuara të diskutohen në mbledhjen e KK-së. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, të pranishmit i ka njoftuar që është përfunduar Strategjia e Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitin 2023-2027. Drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozimin-vendimin  për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronë, për pronën e paluajtshme për vitin 2023 si dhe ka prezantuar raportin financiar janar-shtator të këtij vitit. E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, para anëtarëve të KPF-së ka bërë propozim-vendimin për korrigjimin e emërtimit të shkollave profesionale në Ferizaj. Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …