Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Rahovecit për vitin 2021, situata e sigurisë u tha se është e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. Hapja e mbledhjes është bërë nga kryetari i komunës Smajl Latifi, njëherit edhe kryesues i KKSB-së duke thënë se sot është takimi i pari i këtij këshilli dhe siç mund të shihni ka ndryshime pozitive në sallën dhe se me këto ndryshime kemi kushte më të mira për punë për të gjithë ne që jemi pjesë e KKSB-së. “Situata e përgjithshme e krijuar nga pandemia Covid-19, është nën kontroll dhe se në vazhdimësi jemi në kontakte me organet tjera si Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ndërsa situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë stabile, e qëndrueshme dhe se nuk kemi asnjë problem ndëretnik. Por, nga reshjet e fundit kemi pasur vërshime nëpër disa pjesë të komunës dhe se zyrtarët komunal në bashkëpunim me kompanitë të kontraktuara nga komuna për intervenime emergjente kemi dal në terren dhe u kemi ndihmuar qytetarëve aty ku ka pasur mundësi dhe ku ka pasur kërkesa për ndihmë. Lidhur me vërshimet kemi formuar disa komisione për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë, ekonomi familjare dhe bujqësi, raportet që do të përgatiten nga zyrtarët e këtyre komisioneve do të dërgohen tek zyrtarët përkatës në Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në presim që të kemi kompensime nga Qeveria për dëmet e shkaktuara nga vërshimet”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Fazli Morina, komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec ka folur për situatën e sigurisë për periudhën 7 Dhjetor 2020 deri  me 25 Janar 2021 duke thënë se situata e sigurisë së përgjithshme në territorin e komunës së Rahovecit, gjatë kësaj periudhe, ka qenë dhe vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. “Në Stacionin e Policisë në Rahovec janë regjistruar gjithsejtë 54 raste, prej tyre 48 vepra penale dhe 6 incidente të ndryshme. Nga këto raste mund të veçoj disa vepra të rënda: 2 raste janë grabitje, 5 raste janë grabitje të rënda, 2 raste janë mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve dhe 2 raste janë dhunë në familje” është shprehur komandanti Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …