leoni

Mbahet mbledhja e parë e këtij viti e Komitetit për Politikë dhe Financa

Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në mbledhjen e parë të këtij vitit. Në këtë mbledhja janë diskutuar çështje më rëndësi që parashihet të bëjë Kuvendi i Komunës gjatë këtij vitit kalendarik. U diskutua për planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019, por edhe orarin e mbledhjeve të Kuvendit. Pikë tjerë që u diskutua nga anëtarët e komitetit ishte edhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve të drejtorisë së bujqësisë, ku këtë pikë të rendit të ditës e ka paraqitur drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami. Ndërkaq janë diskutuar edhe dy pika të tjera të rendit të ditës siç ishte propozim-vendimi për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 489-12 në pjesën e ngastrës kadastrale 489-11 në Ferizaj, pika këto të propozuara nga drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli. Po ashtu u dha edhe propozim vendimi për ndërrimin e destinimit nga toka bujqësore në tokë ndërtimore, propozim ky i Drejtorisë së Urbanizimit në Ferizaj. Si propozim-vendim në këtë mbledhje hyri edhe një pikë e rendit të ditës e propozuar nga drejtori i Arsimit Afrim Llabjani e cila kishte të bënë me aprovimin e draft rregullores mbi themelimin dhe strukturimin e asambleve komunale për fëmijë. Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 janar duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …