Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunes së Deçanit për këtë vit

Kuvendi Komunal i Deçanit mbajti seancën e tij të parë për këtë vit, në të cilën u diskutuan disa çështje me rëndësi si raporti njëvjeçar i Kryetarit të Komunës si dhe pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2024.

Seanca u hap nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i cili propozoi këtë rend dite;

Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025, i cili u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kuvendit

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të KKSB-së (Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashki) për vitin 2025, për të cilin raportoi Gentiana Iberhysaj në lidhje me sfidat dhe të arriturat, për sigurinë në nivel komune, dhe bashkëpunimin e mirë në mes të institucioneve publike në Deçan.

Shqyrtimi i raportit të punës njëvjeçare të Kryetarit të Komunes z. Bashkim Ramosaj, i cili me këtë rast shtjelloj sfidat dhe të arriturat, si dhe projektet e realizuara të cilat ndikojnë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Shqyrtimi i raportit të punës njëvjeçare të Komitetit të Komuniteteve, ku nga kryetari i këtij komisioni Shkelzen Berisha u prezantuan disa nga aktivitetet e realizuara në vitin 2024, dhe u diskutua për sfidat që i përcjellin komunitetet pakicë në Deçan, ndër tjera Kuvendi u zotua për mbështetje të vazhdueshme.

Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2024; që paraqiste në detaje shpenzimet dhe detyrimet e përmbushura për vitin 2024, për të cilin shumica e Kuvendit e mbështeti, edhe pas sqarimeve që morën nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj.

Shyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të komisionit Komunal për emërim të rrugëve – Lista me emra rezervë të rrugëve të Komunes së Deçanit; që u përkrah unanimisht, pas një punë të mirë dhe maratonike të Komisionit për Emërtim të Rrugëve, Rrugicave, Shesheve dhe Vendeve tjera Publike.

Të ndryshme; si zakonisht anëtarët e Kuvendit shtruan pyetje direkte nga qytetarët për drejtorët e drejtorive për të cilat do të marrin përgjigje në seancën e rradhës.

Kontrolloni gjithashtu

Është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skënderajt

Është mbajtur sot seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skënderajt, e udhëhequr nga kryesuesja …