Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit të cilën e kryesoi kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve te KKSB-së, monitorues nga OSBE-ja dhe përfaqësues nga KFOR-it. Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:
-
Shqyrtimi i Draft Planit të punës së KKSB-së për vitin 2020
-
Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit
-
Respektimi i Rregullores Komunale dhe orari i punës në Lokalet Afariste në Komunën e Deçanit dhe
-
Të ndryshme