Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”;
-
Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021;
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre;
-
Shpallja me interes e Hapësirave Zhvillimore në Parkun Kombëtar në Komunën e Deçanit sipas elaboratit të prezantuar;
-
Marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për vendosjen e tri Trafove në parcelën nr. 01999-0, Zk Deçan;
-
Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC);
-
Të ndryshme.