leoni

Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në Deçan

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete. Në praninë e anëtarëve të Komitetit dh përfaqësuesit të UNMIK-ut, mbledhjen e hapi kryesuesi Shkëlzen Berisha.

Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK-ja;

  3. Të ndryshme.

Pasi u aprovua procesverbali i mbledhjes së kaluar, takimi vazhdoj me pikën e dytë të rendit të ditës, ku në raportin nga ZLK-ja, Shaban Pejçinoviç tregoj angazhimet e tyre, ndër to përmendi trajnimin e mbajtur në Istog me anëtarët e Komitetit për Komunitete, trajnim ky që i ndihmon dhe aftëson anëtarët për përgjegjësitë dhe detyrat e tyre. Ai tregoj që ka pasur një rast të riatdhesimit, ku pas 30 vitesh është kthyer nga shteti i Zvicrës. Po ashtu, tregoj që gjatë këtij muaji kanë dalë edhe në terren ku kanë vizituar 6 fshatra, dhe janë njohur nga afër me problemet e qytetarëve. Ndër problemet që kanë shfaqë ata, lidhen me kanalizimin, rrugët dhe ndriçimin. Anëtarja Albesa Cacaj propozoj që këto probleme të shqyrtohen dhe dërgohen edhe në Asamble, ku ky propozim edhe u votua nga anëtarët për t’u përcjellë për diskutim në Kuvend. Të njëjtat probleme nga vizita në terren i shfaqi edhe anëtarja Elmedina Sadiku, e cila tha se si në vendbanimet tjera të komunës së Deçanit, ashtu edhe në fshatrat e banuar me komunitete problemet janë të njëjta dhe theksoj që do të punohet njësoj për të gjithë qytetarët, pa dallime. Në të ndryshme, Milanka Popoviq kërkoj një përgjigje se a do të realizohet kërkesa për vizitën shko dhe shiko, e shtruar nga disa qytetarë serb dhe malazez për t’i vizituar vendet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …