Bazuar në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot u mbajt mbledhja e VI-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e IV-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të Kuvendit. I pranishëm në mbledhjen e sotme ishte edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtorët e Drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë të Komunës. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-
Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2022
-
Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan dhe
-
Të ndryshme