Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt mbledhja e VIII-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e V-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Në praninë e anëtarëve të Kuvendit, mbledhjen e hapi kryesuesi, Hajdar Sutaj. Në mbledhjen e sotme të pranishëm ishin edhe disa drejtorë nga drejtoritë Komunale, përfaqësuesja e OSBE-së, zyrtarë e qytetarë të Komunës së Deçanit, ku u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën e Deçanit. Për rend dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Statutit të Muzeut në Deçan;
-
Raporti vlerësues i Programit trevjeçar për Banim Social në Komunë 2018-2020 dhe marrja e vendimit për hartimin e Programit Komunal për Banim Social 2022-2025;
-
Themelimi i grupit punues për hartimin e Planit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Komunë;
-
Themelimi i grupit për hartimin e Planit për Barazi Gjinore;
-
Themelimi i komisionit për zgjedhjen e Kryetarëve të Këshillave të Fshatrave;
-
Raporti vlerësues për ish PLVM 2012-2017 dhe marrja e vendimit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2022-2026;
-
Të ndryshme.