Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit  

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja e IV- të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale përfaqësues të OSBE- së, zyrtare komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023-2027;

  3. Rishqyrtim i vendimit të datës 28.02.2023 për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023;

  4. Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për periudhën 01 Janar 31 Mars 2023;

  5. Të ndryshme.

U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. U shfuqizua vendimi për listën rezervë për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Deçanit. U aprovua caktimi i lokacionit për ngritjen e ndërmarrjes të kultivimit , rritjes dhe tregtimit të fidaneve dekorative dhe frutore. Sipas Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Deçanit dhe Qendrës “Integrim dhe Zhvillim Demokratik” -Shqipëri. U formua komisioni për grupin punues për hartimin e strategjisë komunale për Informim dhe Komunikim. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …