Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës të Deçanit, ku për diskutim kanë qenë 5 pika të rendit të ditës, mirëpo kryesuesi i Kuvendit ka propozuar edhe dy pika shtesë për këtë mbledhje, ku në bazë të memorandumit të nënshkruar me shoqatën bamirëse ,,Jetimat e Ballkanit’’ për ndërtimin e 10-të shtëpive në Komunën e Deçanit, të ndahen mjete në vlerë prej 50 mijë euro, dhe pika e dytë të ndahen mjete për Caritasin-Zviceranë, të cilët në bashkëpunim me Komunën kanë ndihmuar bletarët e komunës së Deçanit. Këto dy pika kanë marrë mbështetjen e asamblesë komunale. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, monitorues dhe shoqëri civile. Para miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është bërë zëvendësimi i asamblistit Rifat Stojkaj nga AAK me Rexhë Sutaj –AAK, mbase Rifat Stojkaj, është emëruar Drejtor për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Pas miratimit të procesverbalit janë diskutuar pikat e rëndit të ditës
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i raportit statistikor të Drejtorisë së arsimit,
– Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2018,
– Shqyrtimi i raportit nëntë (9) mujor të shpenzimeve,
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës,
-T ë ndryshme
Me shumicë votash është votuar edhe propozim ndryshimi për plotësimin e Statutit të Komunës së Deçanit, Status i cili ka qenë mëse i domosdoshëm për një ndryshim në mënyrë që ti hapë rrugë Institucionit Komunal, për ndryshime të brendshme. Për rëndësinë e Statutit ka fol vet i pari i komunës Bashkim Ramosaj, i cili tha se ky Statut hapë rrugë për Institucionin Komunal, duke bërë të mundur që të ndryshohet edhe Logo e komunës etj. Për këtë pikë pothuajse kanë diskutuar të gjitha subjekte politike. Pas miratimit të kësaj pike është krijuar edhe një komision nga Asambleja Komunale dhe ekzekutivi. Komisioni ka këtë përbërje:
-
Rexhë Sutaj-AAK
-
Lirije Zukaj-AAK
-
Kestrim Avdimetaj-PDK