Mbahet mbledhja e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit, përveç pandemisë COVID-19, është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, rrebeshe intensive, vërshime dhe breshër. Duke parë situatën aktuale në komunën e Rahovecit, mbrëmë me fillim në orën 22:30, është mbajtur mbledhjen e Shtabit të Posaçëm Emergjent. Nga IKSHPK-ja, janë pranuar të dhëna se në komunën e Rahovecit janë 6 raste të reja pozitive me COVID-19, nga Rahoveci, të cilat janë raste kontakti familjar dhe tashmë janë vetizoluar, dhe nga IKSHPK-ja është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të tyre. Temë të dytë e takimit ka qenë reshjet intensive të shiut, breshrit dhe vërshimeve që po përballemi si komunë gjatë ditës së Hënë dhe ditës së Martë, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, e mbase edhe në amvisëri. Ditën e Hënë, do të formohen edhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ku më pas do të kërkojmë ndihmë nga institucionet qendrore në Prishtinë, e ne si komunë do të ofrojmë mbështetjen me të gjitha kapacitetet që kemi. Gjithashtu, së bashku me ekipin tim, QKMF-në, Stacionin Policor në Rahovec, Inspektoratin Komunal dhe akterë të tjerë institucional, vazhdojmë të jemi të angazhuar fuqishëm që të mbajmë situatën nën kontroll, por na nevojitet edhe ndihma juaj, ju lutemi të përmbaheni dhe mos dilni pa nevojë, shtoni kujdesin, jemi bashkë e do t’ia dalim. Të infektuarve kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ju ka uruar shëndet dhe shërim të shpejtë, ndërsa mbesim me shpresë se reshjet do të ndalen dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim Publik lidhur me hartat zonale të komunës së Vitisë

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Ambientit së bashku me kompaninë konsulente “INSI”, dhe …