Mbahet mbledhja e tetë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika:

– Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Pasqyrave Financiare të Komunës së Rahovecit,

– Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-07998-0, në Rahovec,

– Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-04475-0, në Rahovec,

– Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-04381-0, në Rahovec,

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për emërtimin e Muzeut të Qytetit “Ali (Bajram) Hasku”,

– Shqyrtimi i Vendimit për shfuqizimin e Vendimit 01-Nr.90/20 të datës 07.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, …