Mbahet mbledhja  e tetë e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Afrim Dina, në prani të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Adem Kollari, përfaqësueses së SHL-Kosova Sihana Duraku dhe përfaqësueseve të LMT-së është mbajtur mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto pika: Vendimi paraprak për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, vendimi për dalje në debat publik  të Draft rregullores për shërbime publike dhe vendimit për mbështetje financiare për Festivalin Tradicional “Festa e vjeljes së rrushit – 7 shtatori”. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje nga ana e kuvendarëve është shqyrtuar edhe informata e qarkores buxhetor për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …