Mbahet mbledhja e tretë e KKSB-së në komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, me 19.5.2022 është mbajtur mbledhja e tretë e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në pikën, vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat marrim nga personat përgjegjës nga si nga stacioni i Policisë në Rahovec gjithashtu edhe nga institucionet relevante. Kapiten Fazli Morina, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për periudhën 21 mars – 18 maj / 2022, duke thënë se gjatë periudhës raportuese situata e sigurisë ne komunën e Rahovecit ka qenë e qetë dhe stabile. Gjatë kësaj periudhe, në S.P. Rahovec janë regjistruar gjithsej: 98 Raste vepra penale , 9 incidente jo penale, nga këto raste mund të veçojmë disa vepra më të rënda: vjedhje-10 raste, vjedhje të rënda-10 raste, dhunë në familje-13 raste, armë mbajtje pa leje-5 raste. Nga S.P Rahovec vazhdon të implementohet plani “Siguria në trafikun rrugor”, ku në kuadër të këtij plani gjatë periudhës raportuese nga patrullat policore të Stacionit Policor Rahovec, janë shënuar; 1287 gjoba në trafik dhe 3 kundërvajtje. Në kuadër të planit “Lirimi i hapësirave publike nga automjetet e paregjistruar, të dëmtuara dhe parkingje ilegale” nga Stacioni Policor Rahovec, janë shënuar: 177 Gjoba për parkingje të pa lejuara në trotuar. Në pikën monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla u tha se: Gjatë periudhës raportuese, në kuadër të planit vjetor dhe agjendës planifikimit mujor të Stacionit Policor Rahovec për prezantime në shkolla, janë mbajtur disa aktivitete vetëdijësuese preventive me nxënësit e klasave prej III-IX, me temat ’’Bullizmi dhe masat parandaluese’’, ‘’Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik’’, “Parandalimi i nxitjes për krime te urrejtjes” dhe “Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm“. Po ashtu u tha se po vazhdojnë aktivitetet për vetëdijesimin për parandalimin nga zjarri gjatë sezonit veror. Ndërsa për çështjet e arsimit nga anëtarët E KKSB-së u diskutua gjithashtu për mundësinë e mirëorganizimit të festimit të mbrëmjeve të maturës si dhe njëzëri dënuan ashpër veprimin dhe diskriminimin që iu bë nxënësve të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjptian në shkollë përgjatë festimit të festës së Abetares.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …