leoni

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, këtë të premte ka thirrur mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit. Në këtë mbledhje është bërë rishqyrtimin i vendimit me nr. 01.Nr.07 i cili ka të bëje me zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për komunitete për respektimin e Ligjit nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore. Po ashtu u miratua edhe plotësim ndryshimi i vendimit 01.Nr. 84 të datës 27.12.2018, i cili ka të bëjë me këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale nr. 1042-1 dhe 1042-83 të zonës kadastrale në Ferizaj. Debat i gjatë në këtë mbledhje është zhvilluar sa i përket raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021. Me këtë rast, drejtorja e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se gjatë periudhës Janar-Mars 2021 u inkasuan gjithsej të hyra vetanake në vlerë 1,250,423.51 euro, ndërsa vlera e inkasuar në krahasim me vlerën e inkasuar të vitit 2020 ka një ngritje prej 38.11 për qind, ndërkaq krahasuar me realizmin e planin janë realizuar 28.11 përqind. Pikë shtesë ishte edhe pagesa për Kryetarët e këshillave të fshatrave dhe zonave urbane e paraparë me udhëzimin administrativ përkatës e që u miratua nga anëtarët e Kuvendit. Në këtë mbledhje, betimin si anëtar i ri i Kuvendit në vend të asamblistit të deritanishëm Ekrem Mustafa, e bëri asamblisti i ri Flamur Istrefi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe çështje të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …