Mbahet mbledhja e V- të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbledhja e V- të e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit, u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale,përfaqësues i SHIP, z. Adem Lushaj, zyrtar komunale.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore,

  3. Shqyrtimi i Strategjisë për zhvillim ekonomik të Komunës së Deçanit 2023-2027,

  4. Shqyrtimi i Listës së aseteve komunale,

  5. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Pavarur të NPL “ Higjiena” Sh.A,

  6. Shqyrtimi i kërkesës së OLV të UÇK- së dega në Deçan për emërimin e Qendres Rinore në Deçan me emrin e veprimtares Fetnete Maxhun Ramosaj ,

  7. Të ndryshme.

U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikat kaluan. U shqyrtua dhe miratua kërkesa për AMF-ën në Lumbardh. U formua komisioni për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Deçanit. Në të ndryshme janë diskutuar një sërë temash me rëndësi sa i përket punës së kuvendit.

May be an image of 6 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …