Mbahet mbledhja e VI- të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbahet mbledhja e VI- të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues i SHIP, z. Adem Lushaj si dhe7+ zyrtar komunal. Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026;

  3. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;

  4. Shqyrtimi i Planit tre vjeçar për strehim social në komunë;

  5. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për vitin 2022 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;

  6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar;

  7. Të ndryshme.

U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikat kaluan, përveç pikës 3-të që u largu nga rendi i ditës.

May be an image of 11 people, people studying, newsroom and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …