Mbledhja e Vll-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit u kryesua nga z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësuesi i SHIP, z. Adem Lushaj, zyrtarë komunal.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.
Të gjitha 10 pikat e rendit të ditës kaluan.
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinor;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i model rregullores për taksat komunale;
4. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës;
5. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar;
6. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave;
7. Shqyrtimi i Draft-Planit komunal për ri integrimin e qëndrushëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Deçanit 2023-2025;
8. Themelimi i Komisionit për ndarjen e bursave për studentë;
9. Përgjigjet e drejtorit të drejtorisë për Shërbime Publike, z. Izet Zenuni, në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit (të cilat dorëzohen me shkrim në Zyrë të Kryesuesit deri me datë 27.07.2023);
10. Të ndryshme.
Tek pika e 8-të u formua komisioni për ndarjen e bursave dhe komisioni për shqyrtimin e kërkesave.