Mbahet mbledhja e X-të e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Është mbajtur mbledhja e rregullt e X-të e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Afrim Dina, në bazë të nenit 43 paragrafi 1, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Fillimisht u vërtetua se në mbledhje të pranishëm ishin të gjithë këshilltarët e Kuvendit. Me këtë u konstatua se ekziston kuorumi për punë dhe vendimmarrje. Derivish Qadraku e mori fjalën dhe tha që para se të fillojmë me punën e kuvendit ne  në bashkëbisedim me Shefat e Grupeve Parlamentare, bazuar në ftesat për intervistim nga Zyra e Prokurorisë të Specializuar në Hagë, drejtuar Komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë rast Kryetarit të Komunës sonë, ne kemi bërë një deklaratë në mbrojtje e vlerave dhe luftën e pastër të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës. Në mbledhje të pranishëm ishin edhe, Smajl Latifi Kryetar i Komunës, Fatmir Iska  Nënkryetar i Komunës, drejtorët e Drejtorive të Komunës, Nxënësit  e Shkollës Profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”, LMT-Kfori Austriak, Zyra e OSBE-së dhe disa përfaqësues të mjeteve të informimit. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake dhe miratimit të rendit të ditës, mbledhja vazhdoi me pyetjet dhe ngritjen e çështjeve të ndryshme nga ana e kuvendarëve. Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua propozimi nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u prezantua raporti financiar i Komunës së Rahovecit për periudhën janar-shtator 2019 dhe pati gjithashtu diskutime në lidhje me këtë temë. Ndërsa në pikën tjetër të rendit të ditës u shqyrtua dhe u miratua propozimi nga ana drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, u prezantua Informata e DKA-së për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2019/2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …