Mbahet mbledhja urgjente e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të KKSB-së, ishin edhe përfaqësuesit e partive politike nga kuvendi komunal i Rahovecit, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi si kryesues i mbledhjes, drejtorët e drejtorive komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave, përfaqësuesit e FSK-së, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së, OSBE-së dhe mediat që monitorojnë seancën. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, theksoi se pas ngjarjeve të fundit, duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ka ekzistuar një arsye e fortë dhe themelore për ta ftuar këtë mbledhje urgjente. Është një shqetësim serioz lidhur ne atë që, kanë ndodhur disa zhvillime duke cënuar pronën-pasurinë përmes veprimeve ordinere të keqbërësve. Kryetari Latifi, gjithashtu kërkoi që të rritet më shumë prania e forcave policore speciale dhe përmes tyre qytetarë të ndihen më të qetë dhe më të sigurt. Rastet në Ratkoc dhe Krushë të Madhe të zbardhen sa më shpejt, që t’i ikim sa më shpejt situatës së panikut. Qëllimi i kësaj mbledhje urgjente është rritja e nivelit të gatishmërisë të organeve profesionale-kompetente, duke krijuar klimë të fortë të rehatisë dhe qetësisë nëpër shtëpitë tona, ka thënë kryetari Latifi. Rendi i ditës:
-
Shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në Komunën e Rahovecit;
-
Të ndryshme.