Mbahet mbledhje komemorative për Prof.Bajram Tolaj

Pas një sëmundje të shkurtër dje me datë 03.08.2021 u nda nga jeta Prof.Bajram Tolaj, nga fshati Prilep. Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj në sallën e Asamblesë Komunale sot  është mbajte mbledhje Komemorative. Profesor Bjaram Tolaj, ishte njeri me vlera të larta, i urtë e i dashur për të gjithë, modest dhe edukator i shkëlqyer. Prof.Bajram Tolaj, do të mbetet në kujtesën e secilit si njeri modest e i veçantë. Ai edukoj breza të tërë nëpër dekada. Për vlerat e Prof.Bajram Tolaj, ka fol i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se: Vlerat e Prof.Bajramit do të na përcjellin ne gjenerata te tëra. Ishte njeri me vlera të larta, profesor që secilin diti ta afroi afër vetes. Do të mbetët prehër në mendjen tonë. Për vlerat e Prof.Bajram Tolaj, kanë folë edhe Prof.Shkodran Imeraj, nga Lidhja e Historianëve ,,Ali Hadri’’ –Deçan, Drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, kolegë dhe bashkëpunëtor të profit Bajram. Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Bajram Tolaj kanë dërguar Lideri i AAK-së  Ramush Haradinaj, Drejtori i Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri’’ në Deçan z.Hamid Qorraj. Ndërsa të pranishmit e këtij komemoracioni në emër të familjes i ka falënderuar djali i tij z.Armend Tolaj. Nga sot trupi i tij do të pushoi përjetësisht në varrezat e vendlindjes së tij në fshatin Prejlep.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhen kontratat me 12 përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunës së Skenderajt

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta …