Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur për sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Anëtarët që e përbpjnë këtë Këshill pritet të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, me theks të veçantë arrestimin e serbit Marko Gjuriq, si dhe arrestimin e gjashtë shtetasve të Turqisë që jetojnë e punojnë në Kosovë.
