leoni

Mbahet mbrëmje artistike muzikore, në nderim të dirigjentit ferizajas Ramadan Ramadani

Në kuadër të “Gramafon fest 2022”, është bërë organizimi i një koncerti për nderë të kompozitorit dhe dirigjentit ferizajas Ramadan Ramadani, krijimtaria e të cilit ngërthen në vetë shumë këngë korale për fëmijë, e dhjetëra këngë popullore të cilat shpërfaqin gjithë talentin dhe përkushtimin e dirigjentit të shkëlqyeshëm e kompozitorit tonë. Në këtë koncert janë interpretuar 13 këngë të përzgjedhura të kompozitorit ferizajas ndërkaq janë interpretuar nga artistët ferizajas , përcjellur nga Trupa Artistike Regjionale, ndërsa interpretimi i këngëve është bërë nga artistët ferizajas. Ndërsa e veçanta e gjithë kësaj mbrëmje ishte edhe vet prezenca e profesorit Ramadan Ramadani, të cilit ju nda edhe mirënjohje në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, për veprën dhe krijimtarinë e tij artistike, këtë mirënjohje e ka ndarë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati Shabani. Me këtë rast të pranishmit i ka falënderuar edhe vet kompozitori me një emocion tejet të veçantë. Ramadan Ramadani rrugëtimin e tij, e  ka nisur qysh nga bankat e shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë, për të vazhduar tutje edhe në Akademinë e Muzikës në Prishtinë.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz që luajnë instrumente muzikore, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …