Mbahet Panairi i Punës nga Kompania Bechtel Enka në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim më Kompaninë Bechtel Enka organizoi panairin e punës në Kaçanik.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, i ftoi të rinjtë e komunës që t’i bashkohen këtij panairi dhe të shikojnë mundësitë e punësimit të profileve të ndryshme, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, inxhinierisë etj.

Edhe përfaqësuesit e Kompanisë Bechtel Enka Adnan Turker- Menaxher për resurse humane dhe Joshua Baker po ashtu menaxher, i ftuan të rinjtë e kësaj ane për shqyrtim të mundësive të punësimit, ndërsa njoftuan se disa aplikacione do të dorëzohen tek enti për punësim, të cilat më pas mund të dorëzohen tek selia e kompanisë në fshatin Sojevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …