Mbahet provimi i maturës në Ferizaj

Mbi 2 mijë maturantë të Komunës së Ferizajt iu nënshtruan testit të maturës shtetërore. Në njërën nga qendrat ku mbahej provimi erdhën edhe ministri i Arsimit z Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa.  Të dy konsideruan  se  nga viti në vit po rritet cilësia e këtij vlerësimi.

”Në Komunën  e Ferizajt kemi një administrim të mirë të maturës shtetërore, vërehet një përkushtim i mirë i nxënësve dhe mësimdhënësve si dhe të drejtorëve të shkollës, ku unë falënderojë drejtorinë komunale të arsimit për menaxhim kaq të mirë, sepse ne kemi nevojë për një vlerësim të mirë dhe real dhe jam shumë i sigurt që ky proces tani po finalizohet. Vlerësimi kombëtarë i maturës, është një test i aftësitë së Republikës së Kosovës për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm arsimor, dhe jemi të sigurt  se ky proces po përfundon me kredibilitet dhe profesionalizëm”, tha ministri i arsimit Arsim Bajrami.

Testin e maturës e vlerësoi tejet larte edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa.

“Ky test do të jetë një verifikim i mirë i dijeve të arritura gjatë këtij viti shkollor dhe viteve paraprake dhe do të jetë një sfide për ta përballuar dhe për tu regjistruar në universitetet në të ardhmen. Fakti  që ne kemi dyshuar  se kemi të bëjmë me një test pak më të vështirë se sa herave të tjera,  tregon përkushtimin e ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ashpërsuar kriterin dhe për të bërë vlerësimin e dijeve në përgjithësi në nivel  të Kosovës, sepse investimi në dije është një nga investimet më dobiprurëse për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër drejtori i arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili tha se në aspektin organizativ të testit  gjithçka shkoi mirë.

Ndërsa monitorues nga  Ministria e Arsimit thanë se provimi i maturës në Ferizaj u zhvillua pa ndonjë parregullsi, me përjashtim të ndonjë tentim kopjimi individual, i cili u pengua me kohë.

Pjesa e dytë e provimit të maturës shtetërore  bëhet e ditur se zhvillohet më 24 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …