Mbahet punëtoria e mirëmbajtjes dhe investimeve të Hapësirave Publike në Rahovec  

U mbajt punëtoria për Planin e Mirëmbajtjes dhe Investimeve të Hapësirave të Hapura Publike ( HHP ) për komunën e Rahovecit, projekt ky i DEMOS-it zviceran dhe në partneritet me komunën e Rahovecit.

Teuta Jaha, përfaqësuese e DEMOS-it, thotë se deri më sot është arritur të punohet në tre kapituj të këtij projekti, është krijuar një databazë e hapësirave publike, dhe gjithë ajo do të prezantohet nga konsulenti i projektit.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, thotë se grupi punues ka hartuar listën e hapësirave publike, e cila do të plotësohet, dhe sa i përket buxhetit për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ato mjete do t’i shpërndajmë në mënyrë sa më racionale.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, u shpreh se prioriteti duhet të jetë mirëmbajtja e varrezave, sepse për këtë vit janë planifikuar vetëm 20 mijë euro për mirëmbajtjen e hapësirave publike, por kjo nuk do të thotë se viteve të ardhshme buxheti nuk do të rritet për këtë projekt.

Besnik Keka, konsulent i DEMOS-it, thotë se sipërfaqe e identifikuar e hapësirave të hapura publike në komunën e Rahovecit është 120.954 metra katror, ku 95 për qind janë hapësirat e varrezave, ndërkaq këtu përfshihen edhe parqet, gjelbërimet dhe mirëmbajtja e lapidarëve dhe gjelbërimi rreth tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …