Mbahet punëtoria teknike dy ditore IPA DRAM

Konserciumi IPA-DRAM ne bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, organizuan në Prishtinë punëtorin teknike dy ditore (01-02.03.2018) lidhur me te dhënat mbi humbjet nga fatkeqësitë natyrore, vlerësimin e rrezikut dhe hartzimin e tij, ku edhe fillon faza e dytë e implementimit te këtij projekti. Në këtë punëtori u diskutua menaxhimi i fatkeqësive në nivel kombëtar, ku fokusimi kryesor ishte në tri elemente, si në atë mbi të dhënat mbi humbjet nga fatkeqësitë (Disaster Loss Data – DLD), ku u diskutuan kriteret për grumbullimin e të dhënave në nivel vendor, shfrytëzimi dhe përditësimi i bazës së të dhënave DesInventar Sendai. Në kuadër të Vlerësimi të Rrezikut të Katastrofave Kombëtar (NDRA) u organizuan disa skenar ku u diskutuan dhe u vlerësuan nga ekipet që ishin krijuar në kuadër të kësaj punëtorie. Si element i tret qe u diskutua në këtë punëtori ishte hartzimi i rrezikut dhe koncepti për zhvillimin e një Atllas elektronike të rrezikut rajonal (ERRA). Ky atllas elektronik do te përmbaj të gjitha  hartat e rrezikut në nivel vendi dhe ati rajonale. Aplikacioni qe do të përmbaj këtë atlas do të përdoret në hulumtim, raportim dhe vlerësim të rrezikut. Në këtë punëtori përveç ekspertëve nga koncerciumi IPA-DRAM dhe AME-së morën pjesë edhe ekspert nga institucionet vendore qe në një formë merren me menaxhimin e të dhënave lidhur me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera. Ata shprehen gatishmërinë që të jenë pjesë e grupit punues që u krijua në kuadër të kësaj punëtorie për realizimin e këtij projekti, projekt ky  që ka si objektiv  forcimin e kapaciteteve të vendeve partnere për menaxhimin e fatkeqësive në nivel kombëtar, rajonal dhe  atë të BE-së, si dhe zbatimin e kornizave Sendai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …