Haxhiu

Mbahet seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe të tjerët

Sot në Prishtinë do të mbahet  seanca gjyqësore lidhur me  hedhjen e gazit lotsjellës  në Kuvend nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe të tjerët. Seanca do të fillojë në ora 13:15, ku të akuzuar janë: ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti,  Pal Lekaj dhe ish-deputetët: Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. Sipas aktakuzës, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohet se pa autorizim kanë poseduar armë në atë mënyrë që, më 19 shkurt të vitit 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit që ju është bërë nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, te ta janë gjetur dhe janë  sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim. Për këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtëve duke i ngarkuar secilin veç e veç me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK-së.

Kjo vepër ashtu si shumë të tjera të këtij do të shtyhen edhe për disa muaj derisa të trajtohen si vepra të vjetruara penale,  sikur tashmë është bërë praktikë nga të gjitha qeveritë në Kosovë, sidomos kur preken zyrtarët e lartë, në rastin konkret vetë Ministrja e Drejtësisë së Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu. Po për një vepër tjetër penale është në proces gjyqësor edhe ministri,  Liburn Aliu e zyrtarë të tjerë të Qeverisë aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …