Mbahet sesion informues për bizneset artizanale në Ferizaj

Këtë të enjte është mbajtur sesion informues për bizneset artizanale në Ferizaj, me ç’rast u prezantua projekti “Hulumtimi i bizneseve artizanale dhe punimi i hartës digjitale të artizanateve në Komunën e Ferizajt” e që synim kryesor ka që të mbështesë dhe të promovojë zanatet e rajonit të komunës së Ferizajt. Ky takim solli së bashku përfaqësues të bizneseve artizanale lokale për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe vizionin për të ardhmen e bizneseve artizanale. Drejtori i zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Ferizaj Balton Derguti është shprehur se përmes bashkëpunimit dhe dialogimit të ndërtuar do të hapen rrugë të reja për zhvillimin dhe rritjen e këtyre bizneseve, duke i bërë ato një pjesë të pandashme të identitetit kulturor dhe ekonomik në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …