Mbahet sesion informues për skemën e granteve “programi për zhvillim rajonal të balancuar”

Përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Kaçanikut, kishin mundësinë që të informoheshin për mënyrën e aplikimit në skemën e granteve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal( MZHR) të titulluar, “Programi për zhvillim rajonal të balancuar”. Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, i cili i inkurajoi bizneset që të aplikojnë në këto grante, ndërsa u premtoi përkrahje edhe nga Komuna e Kaçanikut. Nga ana tjetër përfaqësuesi i Agjencionit për Zhvillim Rajonal Agim Zeka dhe përfaqësues nga MZHR shpalosën udhëzuesin për mënyrën e aplikimit në këto grante. Për më shumë informacione mund të drejtoheni në faqen zyrtare të ARDA EAST.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …