Mbahet takim informues rreth hartimit të hartës zonale për Komunën e Ferizajt

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Arbër Bytyqi, së bashku me stafin e tij, por edhe me këshillin e ekspertëve si dhe me kompaninë implementuese të hartës zonale, ka mbajtur një takim informues se ne cilën faze është ky proces.

Me këtë rast drejtori Bytyqi, ka thënë se me hartimin e hartës zonale është një proces shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët ferizajas, sepse sipas tij, me to përcaktohen të gjithë kufijtë e ndërtimit.

U bë e ditur se harta zonale është në fazën përfundimtare, ndërsa shumë shpejt pritet të aplikohet edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor për pëlqimin e mëtutjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …