Mbahet takim konsultues me bizneset ferizajase dhe të rinjët të cilët dëshirojnë të merren me biznes

Këtë të enjte ne sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur një takim konsultues me bizneset ferizajase, e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim të ngushtë me AZHR Lindje si dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Ferizaj.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i MZhR-së Ali Tafarshiku, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit Balton Dërguti, si dhe zyrtarë të AZhR-Lindje.

Në hapjen e këtij konsultimi drejtori Dërguti, ka falenderuar këtë ministri për përkrahjen që po ju jep bizneseve në përgjithësi.

E nga ana tjetër zëvendësministri i MZhR-së Ali Tafarshiku , ka thënë se qëllimi i këtyre takimeve është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.

Në këtë takim konsultativ morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bizneseve të Rajonit Qendër të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në këtë thirrje.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …