Mbahet takim me organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarë rahovecas

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur sot takim me organizatat e shoqërisë civile dhe qytetare, ky takim është mbajtur në kuadër të Projektit ReLOaD2 (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Erhan Morina, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në hapje të këtij takimi tha se organizimi i këtij takimi është bërë duke u bazuar edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në mes të Komunës së Rahovecit dhe të Projektit të ReLOaD2 (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Vlora Elshani, zyrtare e UNDP-së përmes video projektorit paraqiti të dhënat e projektit, qëllimin e projektit në kuadër të të cilave do të hartohen kriteret dhe aplikacioni për thirrjen e parë publike në kuadër të Programit ReLOaD2. Thirrja për të aplikuar në këto projekte parashikohet të hapet në muajin maj të këtij viti. Saranda Shala, zyrtare për turizëm në drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm ka folur për prioritetet që komuna e Rahovecit i ka paraparë në këtë projekt, Rritja e zhvillimit ekonomik lokal duke i fuqizuar gratë dhe të rinjt në biznes, rritja e punësimit përmes zhvillimit të Turizmit Rural dhe Agroturizmit, promovimi i sektorit të agropërpunimit si mundësi e zhvillimit lokal, përkrahja e fëmijëve me aftësi të kufizuara, promovimi dhe përkrahja e zejtarëve (sektorit të zejtarisë) dhe punimeve artizanale.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …