leoni

Mbahet takim në mes të zyrtarëve komunal në Rahovec dhe zyrtarëve të ARPL-së

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, është mbajtur takim në mes të zyrtarëve të komunës së Rahovecit dhe zyrtarëve të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL), në takim është biseduar për tema të rëndësishme si për Planifikimin dhe Menaxhimin e Resurseve ujore në  Pellgun Lumor Drini Bardhë-Gjendja dhe Mbrojtja nga ujërat (vërshimet) në  Kosovë. Manduha Gojani, Udhëheqëse e Divizionit për Planifikim të Resurseve Ujore dhe Sylejman Latifi, zyrtar për Vërshime dhe Thatësira i kanë njoftuar zyrtarët komunal për Planifikimin dhe Menaxhimin  Resurseve ujore në Pellgun Lumor Drini Bardhë dhe Mbrojtja nga ujërat (vërshimet) në  Kosovë, duke ju ofruar edhe ndihmën e nevojshme në përgatitjen e planeve ideore për projektet në mënyrë që të aplikohet në projekte që jepen nga donator të ndryshëm për këto pika. Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike tha se kemi bërë shumë kërkesa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të na mbështetur në projekte të cilat ndikojnë direkt në evitimin nga përmbytjet dhe pas shumë kërkesave është aprovuar veç një dhe atë me vlerë mbi 100 mijë euro. Ne si komunë nuk kemi buxhet për t’i rregulluar shtretërit e lumenjve që na paraqesin rrezik, sa herë që ka reshje të shiut apo edhe gjatë dimrit shkrirje të borës. Ne përsëri do të bëjmë kërkesa, që kanë të bëjnë me rregullimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe besoj që ministria do të ketë parasysh kërkesat tona.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …