Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Lirak Çelaj sot ka marrë pjesë në takimin e dytë me radhë të Grupit Koordinues Ndërministror kundër Dhunës në Familje që u organizua nё ndërtesën e Ministrisë sё Drejtësisë, ku pёr qëllim kishte koordinimin dhe informimin rreth strategjisë në të cilën po vazhdon të punohet, por edhe në aktivitetet tjera në dobi të reduktimit të Dhunës në Familje. Gjatë fjalës sё tij, Zëvendësministri Çelaj para tё pranishmëve tha se tashmë është shpërndarë drafti i parë i strategjisë i cili do të ndahet edhe njëherë për komente dhe pastaj do të vazhdohet me procedurat për aprovimin e dokumenteve strategjike. Po ashtu Zëvendësministri Çelaj njoftoi tё pranishmit se ky draft fillimisht do të dërgohet në Ministrinë e Financave dhe më pas në Zyrën për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit. Çelaj shtoi se pas aprovimit, si zyre, por edhe si grup koordinues ndërministror do të bashkëpunojmë ngushtë me bashkëpunëtorët dhe donatorët ekzistues, por edhe të rinjtë, në mënyrë që të sigurohen mjetet e nevojshme për jetësimin në praktikë të këtij programi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …