Mbahet takimi i dytë Publik me qytetarë nga kryetari Latifi

Duke u bazuar në nenin 68, paragrafi (1) i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-40 si ligj organik për funsionalizimin e VQL në Kosovë, si dhe në bazë të neneve 23-24 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 i datës 29.03.2017. Nenit 10, pika 1 dhe 2 e Udhëzimit Administrativ (MPL) Nr. 03/2020 për transparencë të punës në komuna dhe nenit 7 të Rregullores Komunale për Transparencë Nr. 03/2019, kryetari i komunës Smajl Latifi, mbajti takimin e dytë publik për punën një vjeçare të qeverisë komunale, për arritjet dhe angazhimet e komunës gjatë kësaj periudhe. Mënyra sesi kryetari i komunës i dëgjon qytetarët dhe merr pjesë në biseda interaktive në takime të tilla publike, rezulton me një kontribut të rëndësishëm të Qeverisjes së Mirë, sepse përgjegjshmëria, llogaridhënia, komunikimi, dhe dëgjimi i ndërsjellë, nxisin vazhdimin e punëve të mbetura dhe suksesin në projekte të reja. Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, shoqërisë civile dhe palëve tjera të interesuara, Kryetari Latifi paraqiti: Raportin e punës për vitin 2022; Planin e punës për vitin 2023; Listën e aktiviteteve të evidentuara gjatë këtij viti; Raportet e aktiviteteve thelbësore te secilës drejtori veç e veç – Ecuria e angazhimeve, investimeve, sukseseve dhe ngecjeve; Sfidat, detyrimet dhe përgjegjësitë dhe gjithë atë që ka ndodhur gjatë vitit 2022.  Në fund Kryetari Latifi theksoi se këtë vit në Komunën e Rahovecit nuk do të ketë suficit sepse Komuna e ka shpenzuar buxhetin ne mënyrën me te mirë të mundshme dhe maksimalisht me 89.72 % të buxhetit dhe 89.03 për investime kapitale. Është lidhur kontrata për Sheshin Qendror në vlerë 3.817.347.79€, një projekt i madh që me përmirësimin e kushteve atmosferike ne fillim te vitit 2023 do te fillojnë punimet. Po ashtu u veçua edhe kalimi tutje i fazës së miratimit të vendimit për hapjen e periudhës së shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) 2023, e që pritet të konfirmohet nga MMPHI. Në fund, qytetarët parashtruan pyetje, kërkesa dhe përgëzime të cilave kryetari iu përgjigj konkretisht. Raportin e punës, si çdo herë mund ta gjeni të publikuar në linkun e mëposhtëm:

 https://kk.rks-gov.net/rahovec/staff/smajl-latifi/…

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti komandantët e pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, Sinani dhe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune komandantët e …