Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti takimin e jashtëzakonshëm të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, shoqërisë civile dhe medieve, u debatua për një pikë të rendit të ditës:
-
Ridestinimi i mjeteve buxhetore të rezervës komunale.
Në këtë seancë është diskutuar për të vetmen pik të rendit te ditës qe ishte propozimi i Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Deçanit, për ridestinim të mjeteve buxhetore të rezervës komunale në shumë prej 596.769,00 Euro, për arsye se nuk ka hyrë në fuqi ligji për pagat për shërbyesit civil, andaj mjetet duhet alokuar në kategori përkatëse (përveç pagave), pra në kategoritë e propozuara nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Pas disa diskutimeve dhe propozimeve kjo pikë është aprovuar me shumicë te votave.
Mjete në vlerë prej 596.769,00 Euro, janë destinuar në këto projekte:
-
Lapidari në fshatin Belle 35.000,00 €,
-
Shëtitorja pjesa e II-të 50.000,00 €,
-
Objekti Higjiena kyçjet në rrymë, ujësjellës, kanalizim 20.000,00 €,
-
Vija Ferrata 20.000,00 €,
-
Mallra, shërbime, shpenzime operative (kontrata shërbime, obligimet për vetura, derivate dhe obligime tjera nga operatoret) 150.389,00 €,
-
Mallra dhe shërbime administrata e arsimit, pagesa për dru të shkollave 36.380,00 €,
-
Mirëmbajtje investive 285.000,00 €.