Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu udhëhoqi takimin e Këshillit të Drejtorëve, ku ndër te tjera u diskutuan
– Raporti i Buxhetit Komunal për periudhën Janar- Mars 2022,
– Diskutim për nxjerrjen e vendimit për plotësim-ndryshimin e projekt Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme ,
– Diskutim për shpalljen e vitit 2022 vit Jubilar për nderë të 110 vjetorit të “Kuvendit të Junikut”.
Gjithashtu pati edhe prezantime tjera për punët dhe obligimet e përditshme nga Drejtorët e pranishëm. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.