Mbahet takimi i Komitetit Komunal Veprues në komunën e Rahovecit

Sot, nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, mbajti takim me Komitetin Komunal Veprues për zbatueshmërinë e  planit të veprimit për përfshirjen e komunitetit Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare 2023-2025 në Komunën e Rahovecit. Shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, njëherit koordinator i këtij komiteti, z. Lendrit Qeli, njoftoi se plani është miratuar në muajin gusht të vitit 2023 në Kuvendin e Komunës dhe është kthyer ligjshmëria nga MAPL. Ai theksoi se nevojitet mobilizim për implementim. Në këtë drejtim, ai kërkoi bashkëkoordinim nga drejtoritë për sigurimin e një zbatimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të këtij dokumenti.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …