Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse, Kryetari Latifi mbajti takimin e katërt të rregullt periodik me punëtorët e administratës komunale. Fillimisht, kryetari Latifi falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimet ditore në përputhje me detyrimet e parapara me ligj. Gjatë fjalës së tij, kreu i komunës së Rahovecit, theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës, punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë kualitetin e punës, për t’i bërë sa më të lehta shërbimet administrative. Shumë shpejtë do ta kemi një pajisje digjitale, multifunksionale dhe shumë efikase ONE STOP-SHOP, e cila kryen gati 90% të shërbimeve për qytetarë në një mjedis të caktuar.
-
Komuna ka arritur sukses në të hyra, me rreth 1.5 milion.
-
Arritje të lartë në transparencë buxhetore.
-
Arritje të lartë në performancë komunale.
-
Arritje në sferën e investimeve publike.
-
Arritje në menaxhim të buxhetit, ku deri sot kemi harxhuar mbi 90% të buxhetit.