Pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin COVID-19 në Komunën e Rahovecit, si Shtab i Posaçëm Emergjent, në takimin e mbajtur, është marrë vendim që:
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm, për të dy pacientet, tashmë të vetizoluara dhe në bashkëpunim me IKSHP-në të bëjnë identifikimin e personave të kontaktit me të infektuarat me COVID-19. Kryetari Latifi ka thënë se tashmë, veçse jemi në proces të identifikimit për një pjesë të gjurmimit të kontakteve;
-
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, të shtojë aktivitetin dhe pikat e kontrollit, të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ndaj qytetarëve të cilët tregohen të papërgjegjshëm dhe nuk respektojnë masat e rekomanduara nga ISHKPK dhe institucionet e tjera;
-
Nënshtabet lokale, me theks të veçantë në qytetin e Rahovecit, të mobilizohen dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve;
-
Inspektorati komunal dhe organet e sigurisë në Rahovec, të monitorojnë situatën dhe të ndërmirrën veprimet e nevojshme për të gjithë ata që nuk zbatojnë rekomandimet nga profesionistët shëndetësor, si dhe vendimet e marra nga Shtabi i Posaçëm Emergjent;