Të premten me datën 09.02.2018, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) priti në një takim pune homologët e tij nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë, Shemsi Prençi, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC) në Tiranë, dhe Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) në Shkupë. Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për implementimin e Marrëveshjes Trelaterale midis të tria institucioneve në fushën e emergjencave civile dhe u diskutua lidhur me aktivitetet për këtë vit. Të gjithë u pajtuan që duhet të intensifikohen përpjekjet për arritjen e synimeve të përbashkëta në avancimin e këtij shërbimi në të tri vendet e lartcekura. Përveç kësaj, pas takimit u nënshkrua edhe marrëveshja për themelimin e grupit të përbashkët për planifikimin e ushtrimeve ndërkufitare në fushën e emergjencave civile midis Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së dhe Drejtorit të DPEC-së të Republikës së Shqipërisë.