leoni

Mbahet Takimi Publik me OJQ-të në Komunën e Deçanit

Duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, z.Hajdar Sutaj mbajti takim publik me Organizatat Joqeveritare (OJQ) që veprojnë në komunën e Deçanit. Qëllimi i takimit ishte konsultimi rreth përfaqësimit të OJQ-ve lokale në Komisionet dhe Grupet punuese të Kuvendit, në të cilat me ligj parashikohet që pjesë e tyre të jetë edhe një përfaqësues i OJQ-ve, në rastin konkret u debatua rreth dërgimit të një përfaqësuesi të OJQ-ve lokale, në Komisionin për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, Komisionin për ndarjen e bursave për studentë dhe Komisionin për vlerësimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës parcelat nr.1256-0, nr.1256-0 dhe nr.4690-0 ZK Deçani), nga ku edhe dolën me propozime të emrave për të qenë pjesë e këtyre komisioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …